Pikat tona kryesore
Mësoni më shumë rreth projekteve dhe iniciativave të Forina e.V. që bëjnë diferencën. Çdo donacion na ndihmon të përmbushim misionin tonë. Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në rajon dhe avokojmë për kauzat më të rëndësishme.
Aksione ndihmen
Ne zhvillojmë shumë aksione bamirësie dhe programe mbështetjeje mjekësore për të ndihmuar të varfrit.
Ruajtja e kulturës dhe traditës
Shoqata mund të kontribuoje në ruajten dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore, përmes aktiviteteve, muzikës, projekteve artizanale apo shkëmbimeve ndërkulturore – veçanërisht për familjet nga Forina gë jetoinë në diasporë.
Projektet e zhvillimit
Shoqata synon të forcojë ndjenjën e përkatësisë dhe solidaritetit në fshat përmes aktiviteteve të përbashkëta, kafeneve të komunitetit, takimeve për të moshuarit dhe ndihmës në përditshmëri (p.sh. për të moshuarit që jetojnë vetëm).
FORINA e.V. nderon mësuesit e pensionuar nga Forina
Më 3 gusht 2026, FORINA e.V. realizoi një projekt të veçantë: nderimin e mësuesve të pensionuar nga Forina.
Me këtë aktivitet dëshiruam të shprehim mirënjohjen tonë ndaj njerëzve që për shumë vite kanë edukuar, mbështetur dhe frymëzuar breza të tërë nxënësish. Kontributi i tyre ka shkuar përtej mësimdhënies – ata kanë përcjellë vlera, kanë marrë përgjegjësi dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për komunitetin tonë.
Gjatë aktivitetit në shkollën “Forina”, mësuesit e pensionuar u nderuan personalisht. Si shenjë mirënjohjeje, ata morën një mirënjohje dhe një shpërblim financiar.
Veçanërisht prekëse ishin fjalët e tyre. Mësuesi Abdiladi Idrizi tha:
“Ju jeni të parët që e keni hapur derën për arsimtarët. Ky është një hap shumë i madh.”
Mësuesi Mevaip Dauti u shpreh:
“Është hera e parë që dikush mendon për arsimtarët, për mundin dhe sakrificën që ata kanë dhënë.”
Për ne, kjo ngjarje ishte më shumë se një ceremoni nderimi. Ishte një shenjë mirënjohjeje, respekti dhe lidhjeje mes brezave.
Falënderojmë të gjithë mësuesit e pensionuar për punën dhe përkushtimin e tyre shumëvjeçar, si dhe të gjithë anëtarët dhe mbështetësit që ndihmuan në realizimin e këtij projekti të veçantë.
Një falënderim i veçantë i shkon z. Semir Ejupi, i cili e mbështeti bujarisht projektin tonë duke realizuar fotografitë pa pagesë.
FORINA e.V. – Së bashku kujtojmë. Së bashku vlerësojmë.















